Zjarr në ishullin e Sazanit

Këtë të premte është konstatuar një vatër zjarri në ishullin e Sazanit.

16 efektivë të Forcave Detare janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që 17 efektivë të tjerë janë nisur nga baza detare e Pashalimanit.

Gjithashtu anija e shërbimit të Forcave Detare është në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Nuk është konfirmuar ende nëse ka të lënduar.