Veseli tregon se a do ta pranonte në konak Albin Kurtin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli  sonte ka qenë mysafir në emisionin N’Konak që transmetohet në RTV Dukagjini.

Në këtë emision, Veseli ka shpalosur si rrallë më parë detaje nga jeta e tij dhe proceset e rëndësishme të vendit, pjesë e të cilave ka qenë edhe vetë ai.

Ndër të tjera, Veseli është pyetur edhe për kundërshtarët politikë. I pyetur se a do ta pranonte në konak të shtëpisë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Veseli ka thënë se shtëpia është e Zotit e mikut, andaj natyrisht se do ta priste edhe Albin Kurtin.

“Shtëpia është e mikut është e Zotit, runa zot mos me e prit”, ka thënë shkurt Veseli.