Therje me thikë në Lipjan, një i vdekur.

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë pas përleshjes me thika në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmet.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një arme të ftohtë (thike), gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka treguar se njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por që njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë, Ahmeti ka theksuar se hetuesit policor janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.