Shtatori dhe Tetori janë muajt më të mirë për ta vizituar Shqipërinë

Shqipëria është destinacion unik sepse jo shumë njerëz ia dinë bukuritë e panumërta që i ka.

Ky destinacion mesdhetar është i hatashëm dhe me sharm dhe çdo vit po merr vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë.

Turistët që e kanë vizituar Shqipërinë rekomandojnë ta vizitoni këtë vend për ta pasur një aventurë e cila nuk harrohet tërë jetën.

FAKTE TË SHPEJTA

– Koha më e mirë për ta vizituar Shqipërinë: Prill – Qershor, Shtator – Tetor

– Periudha me më së shumti turistë: Korrik – Gusht

– Sezona me më së paku turistë: Nëntor – Mars

– Koha më e mirë për ta vizituar Shqipërinë është mes prillit dhe qershor ose mes shtatorit dhe tetorit, pasi që në këto periudha moti është ideal për t’u ngjitur në male ose për të bërë pushime në plazh

Periudha Shtator – Tetor

Këta janë dy muajt më të mirë për ta vizituar Shqipërinë.

Temperaturat tejet të larta fillojnë të ulen, ndërkaq ngjyrat e vjeshtës fillojnë të lulëzojnë ngado.

Moti është shumë i kënaqshëm, megjithëse mbrëmjet mund të jenë pak të freskëta.

E mira është se në këto periudha nuk keni nevojë të brengoseni për turmat e mëdha të njerëzve.

Nëse veç dëshironi ta vizitoni Shqipërinë gjatë kësaj periudhe, atëherë qyteti i Beratit, Gjirokastra dhe Kruja janë vende të cilat patjetër duhet t’i shihni.

Berati

Gjirokastra

Por, nëse dëshironi të bëni plazh, atëherë plazhet e jugut të Shqipërisë do t’ju ofrojnë eksperiencë të paharrueshme me ujin e kristaltë.

Dhërmi