Nga Afrika e Jugut në Kroaci, lejleku fluturon 12.874 km çdo vit për të vizituar dashurinë e tij

Një çift lejlekësh po vërteton se dashuria në distancë të gjatë funksionon.

Klepetan, nga Afrika e Jugut fluturon çdo vit mbi 12.874 km çdo vit për të kaluar kohën me të dashurën e tij.

Për sa i përket çiftit, ata janë në një lidhje prej të paktën 16 vitesh.

25 vjet më parë, një lejlek femër në Kroaci u qëllua nga gjuetarët. Për fat të mirë një kroat me emrin Stjepan Vokic e gjeti në një pellg dhe e mori nën kujdesin e tij. Ai ia vuri emrin Malena.

Pas disa kohësh, Vokic vuri re një lejlek mashkull që e vizitonte Malenën në të njëjtën kohë çdo vit dhe e pagëzoi me emrin “Klepetan”.

Klepetan dhe Malena janë anomali në botën e lejlekëve, pasi këto specie nuk shoqërohen domosdoshmërisht përgjatë gjithë jetës me njëri-tjetrin.

Ardhja e Klepetan në Kroaci konsiderohet si një event vjetor aq i veçantë saqë Vokic madje përgatit një kovë me peshq për ta mirëpritur.

Falë një rrjeti gjurmues është bërë e mundur gjetja e ‘shtëpisë’ së Klepetan, që ndodhet afër Cape Town.

Udhëtimi i tij drejt Kroacisë zgjat rreth 1 muaj duke dëshmuar përkushtimin e tij ndaj të dashurës dhe të vegjëlve të tyre.