Morena Taraku i blen qenit “Porsche”

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe pozat provokuese.

Morena vazhdimisht ka treguar se ka një simpati të veçantë edhe për kafshët shtëpiake. Ajo mban në shtëpinë e saj qenin e saj “Moin” me të cilën është shumë e lidhur, teksa publikoi një fotografi me të në rrjetin social Instagram.

E në InstaStory e fundit shihet modelja seksi i ka blerë një veturë lodër qenit të saj të markës së njohur “Porsche”.