Krasniqi tregon problemet me listat e votuesve

Më 6 tetor të këtij viti në Kosovë do të organizohen zgjedhjet e parakohshme, pasi që qeveria e kaluar u rrëzua për shkak të dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale.

Tashmë qytetarët do të detyrohen t’iu drejtohen përsëri pas dy vjetësh kutive të votimit për të nxjerrë drejtues të ri të institucioneve.

E duke qenë se zgjedhjet po afrojnë, Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka ngritur një shqetësim i cili mund të ndikojë në procesin zgjedhor.

Sipas tij në Kosovë një prej hallkave më të dobëta të procesit zgjedhor është pasaktësia në listat e votuesve, gjë e cila Krasniqi thotë se e zvogëlon besimin e votuesve në zgjedhje.

Sipas tij më një punë shumë të lehtë mund të bëhet një listë e saktë e votuesve, dhe për këtë Krasniqi thotë se duhet vetëm një vullnet dhe bashkëpunim mes institucionesh.

Shkrimi i plotë i Albert Krsaniqit:

Një prej metodave të manipulimit të zgjedhjeve që është përdorur në Rusi gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, ka qenë votimi i shumëfisht (carousel voting).

Personat që kanë votuar më shumë se njëherë e kanë pasur të ngjitur në pasaport një simbol të mollës, që ka qenë mesazh për komisionerët e partisë në pushtet “United Russia” që t’u ipen fletëvotimet përkundër që emrat e tyre nuk e kanë qenë në listën e votuesve.

Pasaktësia e listës së votuesve në Kosovë është hallka më e dobët në gjithë procesin zgjedhor, gjë që minon besimin e publikut në zgjedhje. Një listë e saktë e votuesve mund të bëhet shumë lehtë. Mjafton të ketë pak vullnet edhe bashkëpunim në mes të institucioneve shtetërore.