Kjo gjë po e rrezikon karrieren fantastike të Ed Sheeran

Ed Sheeran është akuzuar për vjedhjen e këngëve të artistëve të tjerë, si frymëzim për materialet e tij.

Në disa dokumente të paraqitura në Gjykatën e Lartë në Angli, këngëtari akuzohet se ka përvetësuar punën e kompozitorëve të tjerë. Por 28-vjeçari i ka mohuar pretendimet.

Akuzat u bënë nga muzikanti 26-vjeçar Sam Chokri, i cili është në ‘betejë’ me Sheeran, për muzikën e këngës ‘Shape of You’.

Chokri pretendon se Sheeran kopjoi refrenin e këngës së tij të vitit 2015 “Oh Why”, gjë të cilën Ed e ka mohuar.

Ndërsa në dosjen e fundit, Ed akuzohet ka vjedhur këngë nga artistë të tjerë përfshirë grupin e vajzave TLC, artistin Shaggy dhe këngëtaren Jasmine Rae.