Kërkohet edhe largimi i Xhakës dhe Mustafit nga Arsenali

Tifozët e Arsenalit kanë kërkuar nga Unai Emery për të hequr dorë nga Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi pas largimit të Nacho Monreal dhe Mohamed Elnenyt.

Unai Emery ka pastruar skuadrën e tij vetëm një ditë para derbit të shumëpritur londinez pasi Monarealit dhe Elnenyt i është lejuar të dy largimi nga klubi.

Monreal iu bashkua Real Sociedadit për një marrëveshje që i siguron atij 200 mijë funta në javë, ndërsa Elneny ka kaluar në formë huazimi te skuadra e Superligës turke Besiktas.

Menjëherë pas kësaj, tifozët e zemëruar të Arsenalit kanë kërkuar nga klubi për të hequr dorë  edhe nga disa lojtarë të tjerë.

Mbi të gjithë, “Topçinjtë” kërkojnë largimin e Xhakës dhe Mustafit.

Por edhe yjet si Musut Ozil, Sead Kolasinac dhe Henrikh Mkhitaryan janë kritikuar gjithashtu.