I pasuri i Malishevës – Pasuria marramendëse e Fatmir Limajt

Fatmir Limaj do të jetë kandidat për kryeministër nga koalicioni AKR-Nisma.

Para se të jepte dorëheqje kryeministri Haradinaj, Limaj mbante postin e zëvendësit të tij në Qeveri.

E gjatë kohës që ai mbante atë funksion, Limaj kishte deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo që bije në sy, është toka në vlerë të madhe  që ka Limaj. Mbi 13 hektarë tokë, ai i ka caktuar vlerë prej gjysmë milioni.

Një shtëpi banimi e Limajt, kap vlerën e 250 mijë eurove.

Përveç shtëpisë, ai ka edhe një banesë në vlerë prej 68 mijë eurosh. Limaj ka edhe një veturë luksoze, tip BMW në vlerë prej 10 mijë eurosh.