‘Dardanët’ nisen për Angli

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur në drejtim të Anglisë, shkruan zeri.info

“Dardanët” do të luajnë nesër në udhëtim te Anglia në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian të vitit 2020.

 

Kosova i hyn këtij takimi pas një fitore shumë të rëndësishme 2:1 ndaj Republikës Çeke në “Fadil Vokrri”.

Verdhekaltrit momentalisht zënë pozitën e dytë në tabelën e grupit A me 8 pikë, derisa Anglia ka 9 pikë në vendin e parë.