Cilat vlera ushqyese i marrin fëmijët nga brokoli

Brokoli është një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme për bebin tuaj. Ai është i pasur me vlera të fuqishme ushqyese. Brokoli lejohet të testohet tek bebet duke filluar nga mosha 8 muajshe.

Shpesh forma e gatimit e bën që shumë vlera ushqyese të kësaj perime të humbasin.

Sa më shumë ujë të përdorni për gatimin e brokolit aq më shumë vitamina të kësaj perime do të humbasin.

Përpos tufave të luleve të brokolit konsumohen edhe kërcejtë e që i mbajnë lulet dhe gjethet e vogla.

Vetitë ushqyese dhe shëndetësore të brokolit

Brokoli është i pasur me kripëra minerale (kalcium, hekur, fosfor dhe potas), vitamin A, B1, B2, B3, B5, B6, B12, D, C, E si dhe fibra ushqyese. Gjithashtu, përmban një subtancë (sulforafan) që jo vetëm që parandalon rritjen e qelizave kancerogjene, por ndalon edhe procesin e ndarjes qelizore që rrjedhimisht çon në vdekje qelizore.

Brokoli është edhe antianemik dhe pastrues tek bebet që paraqiten shenja anemie. Gjithashtu, rekomandohet edhe për kapsllëk për faktin se ka shumë fibra.

Brokoli ndihmon në forcimin e sistemit imunitar

Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave të fëmijës.

Në sajë të përbërjes së squfurit ai ka një aromë të veçantë që mund të ndihmojë zgjerimin e shijeve të fëmijës suaj.

Në 100 gr brokol gjenden këto vlera ushqyese si: 5 gr karbohidrate, 6,64 gr fibra, 0,37 gr yndyrë, 2,82 gr proteina, 89,2 mg vitaminë C, 0,73 mg hekur, 21 mg Magnez, 66 mg Fosfor, 316 mg Kalium, 0,41 mg Zing dhe 63 mg Acid folik (B9).

Si të gatuhet?

Mjafton të zihet në avull për rreth 5 min deri sa të zbutet, prijeni me copa me madhësi bizeleje dhe pastaj ftoheni për fëmijët që kanë filluar të ushqehen me copa ose në blender në trajtë pureje. Brokoli i ftohtë është nganjëherë më i pranuar nga foshnjat. Mund ti shtoni pak vaj rapsi. Kjo vlen për fazën e testimit, konsumimi si i vetëm ndërsa mund të kombinohet me patate të ëmbël, karotë kungulleshkë, bizele oriz.