Challandes në telashe të mëdha para ndeshjes me Çekinë

Kombëtarja e Kosovës është në telashe të mëdha para dy ndeshjeve të radhës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Trajneri Bernard Challandes do të përballet me mungesa të shumta në këto dy ndeshje.

Listës së futbollistëve të lënduar së fundmi i është shtuar edhe mesfushori Herolind Shala.