Bëhet i ditur vendi ku do të mbahet “Eurovision 2020”

Bëhet e ditur se finalja e madhe  “EuroSong”, do të zhvillohet në qytetin holandez më 16 maj 2020.

Festivali i këngës “Eurovision” vitin e ardhshëm do të mbahet në Roterdam, në Holandë, shkruan BBC.

Këngëtari, Duncan Laurence nga Holanda, fitoi “Eurovision 2019” me këngën “Arcade”, ku  ishte hera e parë që ky vend fiton pas më shumë se 40 vitesh.

“Eurovision” zakonisht mbahet në vendin e përfaqësuesit e shtetit që fiton një vit më parë, kjo është aryseja pse eidicioni i sivjetmë mbahet atje.