Liqeni i Komanit, udhëtim tre orë në mes të alpeve në 1500 metra lartësi

Liqeni i Komanit është njëri ndër vendet më të bukura dhe që më së shumti i’a vlen të vizitohen në Shqipëri, për ujërat dhe natyrën e veçantë. Udhëtimi me anije zgjat rreth 3 ore dhe kalon përmes malesh që arrijnë deri ne 1500 metra lartësi me një panorame të mrekullueshme. Peizazhi i egër është disi i ngjashëm me fjordet norvegjeze.

Për vizitorët, të cilët janë informuar kryesisht përmes internetit, natyra këtu është magjepsëse.

“Po kalojmë momente fantastike. Kemi vetëm pak kohë këtu por është një pamje shume e bukur, me e veçantë se sa ne e menduam. Kam vizituar më herët edhe fjordet e Norvegjisë dhe sapo erdha këtu, Komani me rikujtoi ato bukuri të rralla. Çfarë duhet përmirësuar ? Besoj vetëm rruga deri tek hidrocentrali pasi këtu është çdo gjë e veçantë, edhe njerëzit janë mikpritës. Është pamje e mrekullueshme por po me bëjnë përshtypje këto fshatrat e vegjël. Shtëpi të rrethuara nga peme, uji, gjelbërim dhe qetësi totale. Besoj se do të jetë një mënyrë e të jetuarit shume e bukur dhe nëse do të kisha mundësi, do të jetoja pak kohë këtu. Patjetër që do të i’ua sugjeroj edhe miqve të mi në Amerikë.”, shprehen turistët.

Mark Frani është një nga operatorët e parë turistik të zonës, që mori guximin të investonte për ta kthyer Komanin në një atraksion turistik por sipas tij, sot, ka ende disa mangësi, kryesisht në infrastrukturë.

Fillimisht u ndërtua si liqen artificial për furnizimin me ujë të hidrocentralit të Komanit, e më pas filloi të përdorej edhe për udhëtime ujore nga njëri fshat në tjetrin, por edhe për të lidhur qytetin e Bajram Currit, me pjesën tjetër të vendit. Sot duket se ky liqen ka humbur rëndësinë si një rrugë lidhëse por ka fituar statusin e një resursi turistik që çdo vit vizitohet nga qindra vizitor.